KURTI: BUXHETI I VITIT 2023 PËR 15 PËR QIND MË I MADH PËR KOMUNAT

Në një tryezë ku po diskutohet për qeverisjen lokale dhe raportet e saj me qeverinë qendrore, Kurti tha se Qeveria është në fazën e përgatitjes së buxhetit për vitin 2023, e cila sipas tij ka rritje të konsiderueshme.

“15 për qind rritje të buxhetit për komunat në raport me vitin 2222. Gjithsej 654 milion euro do të ndahen për komuna. Kjo rritje do të duhej të reflektoj edhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve komunale karshi qytetarëve të Kosovës, mirëqenies së tyre dhe zhvillimit ekonomik”, tha Kurti.

Ai tha se s ai përket performancës buxhetore të komunave, Qeveria ka bërë reforma duke filluar me kornizën ligjore për pushtetin lokal, ndryshmin e mbështetjes së komunave përmes ministrave të linjës dhe rritjen e komunikimit ndërmjet nivelit qindor me atë lokal.

Kurse sa i përket pranisë së Qenve endacak, Kurti tha se prania e madhe e tyre nëpër komuna është kthyer në problem të sigurisë së qytetarëve e shëndetit publik por edhe mirëqenies se vet qenve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *