PROTETIKA
Protetika përfshinë një seri të procedurave që implementohen nga mjeku për të rivendosur estetikën dhe funksionin, kur ekzistojnë defekte që vijnë si rezultat i humbjes së dhëmbëve.
Protetika ndahet në:
- Atë mobile ku hyjnë protezat totale dhe parciale nga akrilati dhe vertex, si dhe protezat e skeletuara (metalike).Protezat totale bëhen tek pacientët që nuk kanë asnjë dhëmb. Ato mund të jenë proteza klasike totale, apo proteza që mbështeten mbi implante.
- Protetika fikse ku hyjnë kurorat dhe urat, nga materialet metal-porcelan, sinter, zirkon porcelan, lithium disilikat (E-Max).