ENDODONCIA DHE STOMATOLOGJIA RESTAURATIVE
Një karies i thellë ose një thyerje e strukturave të dhëmbit shkakton dëme në pulën e dhëmbit, gjë që shpesh rezulton me nekrozë ose infeksion të pulpës dentare. Në raste të tilla, kërkohet trajtimi endodontik (trajtimi i kanalit të rrënjës), por, përkundër mendimeve të pacientëve, dhëmbi nuk duhet të nxirret
Trajtimi endodontik përfshinë largimin e indeve nekrotike dhe të infektuara nga dhoma e pulpës dhe kanali i rrënjëve, pastaj mbushja e kanalit hermetikisht me mbushje të veçantë.
Nëse dhëmbi është shumë i dobët, sigurimi i mbështetjes shtesë realizohet me vendsojen e një rindërtimi brenda kanalit. Së fundi, dhëmbi është i mbuluar me një kurorë qeramike që e mbron atë nga plasaritja.
Më shumë se 95% e trajtimeve endodontike janë të suksesshme.