DIAGNOSTIKA
Ne ofrojme ekzaminim të detajuar klinik i cili përfshinë historine mjekësore, analizën e gjendjes së kavitaetit oral dhe analizën e radiografive, marrjen e masave për krijimin e modeleve studiuese, fotografimin e pacientit,dhe planifikimin e terapisë me nje vlerësim të rezultateve përfundimtare duke perfshire dhe koston e shërbimeve.
STOMATOLOGJI PREVENTIVE DHE E FËMIJËVE
Vëmendje e vecantë i është kushtuar parandalimit të sëmundjeve të gojës dhe dhëmbëve. Kontrollat sistematike çdo gjashtë muaj, ndihmojnë ne diagnostifikimin e hershëm të patologjive dhe kështu i shmangeni intervenimeve të mëvonshme që janë me kosto më të lartë.
ENDODONCIA DHE STOMATOLOGJIA RESTAURATIVE
Një karies i thellë ose një thyerje e strukturave të dhëmbit shkakton dëme në pulën e dhëmbit, gjë që shpesh rezulton me nekrozë ose infeksion të pulpës dentare. Në raste të tilla, kërkohet trajtimi
ORTODONCIA
Në ditët e sotme , ku paraqitja juaj fizike dhe vetë-besimi janë tregues të suksesit, orodontët tanë përqëndrohen në arritjen e simetrisë mes dhëmbëve tuaj, fytyrës dhe nofullave për rezultate afatgjata.
PROTETIKA
Protetika përfshinë një seri të procedurave që implementohen nga mjeku për të rivendosur estetikën dhe funksionin, kur ekzistojnë defekte që vijnë si rezultat i humbjes së dhëmbëve.
IMPLANTOLOGJI THE KIRURGJI
Sot, implantet e dhëmbëve janë një nga zgjidhjet më të kërkuara ne rastet e mungesës së një apo më shumë dhëmbëve ose mungesë të plotë të dhëmbëve. Teknika për vendosjen e implanteve
STOMATOLOGJIA KOZMETIKE
Faseta nga kompoziti është mburojë e hollë që mbulon pjesen e përparme të dhëmbit. Është zgjidhje e përhershme ne rastet kur dhëshironi ta përmirësoni dukjen e dhëmbëve të dëmtuar, të ngjyrosur
PARODONTOLOGJIA
Varësisht nga stadi i sëmundjes së mishrave të dhëmbëve, dentistët tanë do të ofrojnë këshillat më të mira dhe do të përcaktojnë se cilat trajtime do të ishin adekuate për gjendjen tuaj aktuale.