• STOMATOLOGJIA KOZMETIKE

Faseta nga kompoziti është mburojë e hollë që mbulon pjesen e përparme të dhëmbit. Është zgjidhje e përhershme ne rastet kur dhëshironi ta përmirësoni dukjen e dhëmbëve të dëmtuar, të ngjyrosur, dhëmbët e mbivendosur njëri tek tjetri dhe hapësirat e dhëmbëve.

Ekzistojnë edhe fasetat nga qeramika që e bëjnë dhëmbin më të bardhë, dhe e sjellin buzëqeshtjen tuaj në perfeksion. Vendosen zakonisht në dhëmbët e përparëm, ku pamja e tyre estetike vjen e para në shprehje.