• STOMATOLOGJI PREVENTIVE DHE E FËMIJËVE

Vëmendje e vecantë i është kushtuar parandalimit të sëmundjeve të gojës dhe dhëmbëve. Kontrollat sistematike çdo gjashtë muaj, ndihmojnë ne diagnostifikimin e hershëm të patologjive dhe kështu i shmangeni intervenimeve të mëvonshme që janë me kosto më të lartë.

Kariesi tek dhëmbët e qumështit zhvillohet në të njejtën mënyrë si tek dhëmbët e përhershëm.
Ka dy faktorë shtesë tipik të fëmijërisë që kontribuojnë në zhvillimin e kariesit. Ata janë:
konsumimi i sasive të tepërta të sheqerit dhe higjena e bobët orale.
Për shkak të përparimit të shpejtë të kariesit tek dhëmbët e qumështit lezioni karioz arrinë relativisht shpejtë tek pulpa.
Atëherë kur kariesi e përfshinë edhe pulpen e cila shoqërohet me dhimbje të padurueshme ne sigurojme trajtimin e duhur duke i ofruar fëmijëve rehati dhe siguri në shërbimet tona.