• IMPLANTOLOGJI DHE KIRURGJI

Sot, implantet e dhëmbëve janë një nga zgjidhjet më të kërkuara ne rastet e mungesës së një apo më shumë dhëmbëve ose mungesë të plotë të dhëmbëve. Teknika për vendosjen e implanteve ka përparuar shumë dhe sot tek pacientet implantet vendosen për një periudhë shumë të shkurtër, pa dhimbje dhe me besim të madh tek ekspertët.

Kirurgjia orale përfshin një seri procedurash kirurgjikale në zonën e zgavrës së gojës dhe të dhëmbëve të pacientit. Të gjitha trajtimet kryhen në anestezion lokal dhe janë plotësisht pa dhimbje për pacientin.