Dr.Dobruna

Poliklinika Stomatologjike Dr. Dobruna, është themeluar në vitin 1989 nga dr. Agim Z. Dobruna dhe është njëra ndër klinikat e para private në Kosovë që vazhdon edhe sot me ekip profesional të stomatologëve që përkushtohen të ofrojnë shërbim të lartë dhe cilësor për pacientët.
Ekipi ynë ndjek rregullisht konferenca, kongrese dhe seminare në mbarë botën që të sigurojë shërbimin sa më të mirë për pacientin.
Ne poashtu kemi marrë një numër të certifikatave që garantojnë cilësinë tonë profesionale.
Këto standarde janë krijuar nga programet e edukimit të vazhdueshëm për të gjithë stafin tanë. Mjekët, infermieret dhe recepsionistet të mbeshtetur nga menaxheret tanë punojnë së bashku për të ofruar shërbime me standardet më të larta të stomatologjisë moderne.

Personeli

Dr. Agim Dobruna
Dr. Agim DobrunaSpecialist i Protetikёs Stomatologjike

Është themelues i Poliklinikës Stomatologjike “Dr. Dobruna”. Studimet i përfundoi në Universitetin e Beogradit, fakultetin e Mjekësisë dega Stomatologji, ndërsa specializimin në degën e Protetikës Stomatologjike e përfundoi në Universitetin e Zagrebit.

Në periudhën 1998-1999 ka qenë pjesëtar i Kompanisë së Mjekësisë në Ushtrinë Clirimtare të Kosovës ku ka kryer shërbimet në lëminë e stomatologjisë. Që nga hapja e poliklinikës, Dr. Agimi rregullisht ndjekë trajnime profesionale dhe seminare në vend dhe më gjerë duke u fokusuar në fushën e Protetikës Stomatologjike. Është anëtarë i Shoqatës së Stomatologëve të Republikës së Kosovës.

Deri në ditët e sotme ka trajtuar me mijëra pacientë me probleme të padhëmbësisë dhe pas vehtes ka një përvojë mbi 30vjeqare. Ç’do pacienti i qaset në mënyrë profesionale dhe në përputhje me nevojat dhe dëshirat e tyre. Dr Agimi udhëhiqet nga dëshira e vazhdueshme qe të studioj risitë në Protetikën Stomatologjike dhe shfrytëzon c’do mundësi për trajnime te mëtejshme që gjithmonë të jetë në hap me teknikat më inovatie në stomatologji.

E kreu fakultetin e stomatoligjisë në Universitetin e Prishtinës dega Stomatologji, si dhe specializimin në fushën e Ortodoncisë..Në periudhën 1998-1999 ka qenë pjesëtar i Kompanisë së Mjekesisë në Ushtrinë clirimtare të Kosovës, ndërsa pasluftes ,pjesëtar i batalionit të 40-të të Mjekesisë në Trupat Mbrojtëse të Kosovës deri në trasformimin e tyre në FSK ku është nderuar si Bartës i Medaljes se Shërbimit për kontributin e dhënë në përmbushjen e misionit të Trupave Mbrojtëse të Kosovës. Është anëtar i Shoqatës së Stomatologëve të Kosovës dhe anëtar i Shoqatës së Ortodontëve të Kosovës.
Që nga perfundimi i fakultetit ka vazhduar me trajnime të ndryshme në vend dhe Europe vecanarisht në fushën e ortodoncisë dhe stomatologjisë kozmetike.Dr Mentori është i përkushtuar që t’i ofrojë pacientit shërbimin më modern dhe më profesional në lëminë e Ortodoncisë dhe Estetikes Stomatologjike.
Së fundi është certifikuar për stomatologji kozmetike nga Kompania Amerikane Ultradent per vendosjen e Lumineers, si dhe ka perfunduar trajnimin teoriko-praktik në Vjenë të Austrisë për vendosjen e fasetave estetike nga Kompoziti dhe Qeramika.
Është autor dhe bashkautor i disa publikimeve shkencore si: “Frekuenca e anomalive ortodontike të drejtimit sagjital në materalin klinik ne QKSUK, Aplikimi i një brikete të vetme në trajtimin e mbulimit te thjeshtë të kaninit në terapinë mobile,”Terheqja e dhembit te perhershem te ankilozuar me metodën ortodontiko-kirurgjike”.
Trajnimet e mëtejme i ka orientuar në përdorimin e gjerë të minimplanteve në Ortodonci.

Dr. Mentor Z. Dobruna
Dr. Mentor Z. DobrunaSpecialist i Ortodoncisë
Dr. Nerxhivane Zejnullahu – DobrunaSpecialiste e Sëmundjes së Dhëmbit

E përfundoj fakultetin e Stomatologjisë në Universitetin e Prishtinës si dhe specializimin në leminë e Sëmundjes së Dhëmbit me Endodonci. Është anëtare e Shoqatës së Stomatologëve të Kosovës. Njohuritë e saj, perkushtimi dhe eksperienca janë vendimtare për ekipin. Ajo sjell një qetesi optimizem dhe vetepepermbajtje gjatë punës.

Njohuritë dhe aftesitë e saj përqendrohen vecanarisht ne fushën e stomatologjisë restorative dhe semundjës së dhëmbit.

Rregullisht ndjek kurse dhe konferenca te ndryshme ne fushen e stomatologjise restorative, që të jetë në hap me teknikat dhe teknologjite më bashkëkohore për trajtimin e pacientëve.

E përfundoj fakultetin e Stomatologjisë në Prishtinë si dhe specializimin në lëminë e Parodontologjisë në Universitetin e Prishtinës .

Gjatë studimeve ka qenë pjeëmarrës në seminare, simpoziume dhe trajnime të shumta në vend dhe më gjerë

Ne vitin 2009 në Mynih të Gjermanisë ka perfunduar me sukses trajnimin në lëminë e Kirurgjisë Orale me Implantologji respektivisht në vendosjen e implanteve te firmes së njohur Ankyloss, zgjerimin e kreshtes alveolare me metoda segmentare, ngritjet e sinusit maksillar dhe kompenzim me kockë artificiale si dhe osteotominë me sistemin e avansuar Piezosurgery.

Dr Martiri kohën e fundit është fokusuar në lëminë e protetikës mobile që mbeshtetet mbi implante si dhe rehabilitimet implanto protetike.

Dr. Martir A. Dobruna
Dr. Martir A. DobrunaParodontolog - Impantolog
Arijana A. Dobruna
Arijana A. DobrunaDoktor i Stomatologjisё

Arijana ka përfunduar studimet si një nga studentet më të shquara në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Mjekësisë – Dega e Stomatologjisë në vitin 2016.

Nga fundi i studimeve, ajo vazhdoi të merrte pjesë në trajnimet bashkëkohore në fushën e stomatologjisë.

Aktualisht, ajo është e certifikuar në kurset endodontike dhe trajnime ortodontike të mbajtura në Kosovë dhe Evropë.

Dr. Arijana synon të vazhdojë studimet pasuniversitare dhe specializimin në fushën e Ortodonisë.

Arberie Shabani
Arberie ShabaniAsistente kryesore
Pranvera Janova
Pranvera JanovaAsistente
Besiana Qorri
Besiana QorriAsistente
Nurie Tahiri
Nurie TahiriAsistente

Asistentet jane dora e djathte e doktoreve tane dhe jane gjithmone ne dispozicion per Ato jane fleksibile dhe te shoqerueshme ne rastet kur deshironi ta nderroni terminin, dhe i inkurajojne pacientet e rinj qe jane me te ndjeshem dhe me te frikesuar. Qasja e tyre miqesore ndaj pacienteve kontribuon ne atmosfere te gezueshme dhe relaksuese ne ambientet e klinikes.

Gati për buzëqeshje?

Kontakti